Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Dibër. Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një perplasje të rëndë mes dy makinave në afërsi të Shupenzës.
Siaps burimeve nga vendngjarja njëri prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Bëhet fjalë për një grua, e cila pritet të niset me urgjencë drejt Tiranës.
Sakaq , policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
l.h/ dita
