Aksident i rëndë në Dibër, një i vdekur dhe një i plagosur

Leda Hysa

 

Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një personi dhe ka lënë një tjetër të plagosur, në Dibër.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Pesjakës” në Maqellarë.

Mësohet se një automjet në të cilin po udhëtonin nënë e bir ka dalë nga rruga, duke i shkaktuar vdekjen 79-vjeçares.

Nga ky aksident raportohet që është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë shtetasi A.K. 50 vjeç, i biri i të ndjerës.

Shkak për këtë aksident dyshohet të jetë bërë lagështira në rrugë, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *