Aksident i rëndë në Durrës, 2 të vdekur, 4 plagosen

Dita

Një aksident i rëndë me dy të vdekur dhe 4 të plagosur u shënua në orët e para të  mëngjesit të sotëm(21 maj 2016) tek mbikalimi Shkozet- Plepa në Durrës.

Një mjet tip Peugeot me targa TR 4863 R, ku udhëtonin 6 persona, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me trafik ndarësen.

Për pasojë, kanë ndërruar jetë 2 persona, të seksit mashkull, një në vendngjarje dhe tjetri në spital.

Ndërkohë tre personat e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën ndërsa një tjetër është në gjendje më serioze për jetën.

Viktimat janë shtetasit me inicialet:

-A. S., 37 vjeç, banues në Shkozet;
-V. M., 25 vjeç, banues në Shkozet.

Të plagosurit janë:
-K. K., 19 vjeç, banues në Shkozet;
-B. D., 29 vjeç, banues në Shkozet;
-O. Sh., 30 vjeç, banues në Shkozet;
-A. B., 25 vjeç, banues në Tiranë.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *