Një aksident me pasoja të rënda është regjistruar mbrëmjen e sotme në unazën e qytetit, në Elbasan.
Bëhet me dije se një automjet tip “Golf” i drejtuar nga shtetasi Gentjan Haskurti, ka përplasur një këmbësore.
Mësohet se ajo ka qenë duke kaluar në anën tjetër të rrugës dhe si pasojë e aksidentit 26-vjeçarja ka humbur jetën.
Njoftimi i policisë:
Elbasan/Informacion paraprak
Në unazën e qytetit Elbasan, mjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin G.A.,banues në Elbasan, si pasojë e motit të keq ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka perplasur një shtetase e cila ishte këmbësore dhe për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
h.b/dita
