Aksident i rëndë në Ersekë, makina ra nga ura dhe përfundoi në lumë, dy prej të plagosurve në rrezik për jetën

Edlira Shehu

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj te premteje në dalje të qytetit të Ersekës.

Sipas burimeve, mësohet se një mjet, i cili po udhëtonte nga Leskoviku në drejtim të Pogradecit, ka përfunduar në lumë, pasi ka rënë nga ura e Barmashit.

Si pasojë e këtij aksidenti janë plagosur 4 persona, të cilët udhëtonin në këtë mjet, ndërsa burime nga spitali konfirmojnë se dy prej tyre kanë marrë plagë të rënda, ndërsa dy të tjerët plagë më të lehta.

 

 

e.sh/Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *