Aksident i rëndë në Fier/ Përplasen dy automjete, një person humb jetën

Gazeta Dita

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në qytetin e Fierit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme aksin rrugor Fier-Cakran.

Nga përplasja e dy automjete me njëra-tjetrën ka humbur jetën një 46-vjeçar me iniciale F.Y, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.Identiteti i këtij të fundit nuk dihet ende, ndërkohë që ai është dërguar në spital për të marrë mjekim.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *