Një 23-vjeçar është përplasur për vdekje nga një makinë në Fushë-Krujë. I riu ishte duke kaluar rrugën, kur u përplas nga një “Mitsubishi”.
Krujë/Informacion Paraprak
Me datë 17.12.2019, në Larushk, Krujë, shtetasi R.K., 41 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Mitsubishi” ka aksidentuar këmbësorin shtetasin A.M., 23 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
o.j/dita
