Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, përplaset për vdekje kalimtari

Elton Tafaruci

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Milot – Fushë – Krujë mëngjesin e sotëm, ku një kalimtar është përplasur për vdekje nga një automjet.

Viktima është Agron Kaçi, 46 vjeç. Ai është gjetur i pajetë në anë të rrugës.

Mësohet se viktima është përplasur nga një automjet tip “Audi” i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja. Policia po punon për kapjen e drejtuesit të automjetit./E.T

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *