Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e sotme në afërsi të fshatit Mashkullorë, në Gjirokastër. Aksidenti ndodhi në aksin Gjirokastër-Tepelenë, ku humbën jetën 3 persona. Mësohet se një mjet tip Fiat me targa ZHI 7934 ka qenë duke udhëtuar në drejtim të Gjirokastrës, kur është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Për pasojë, mjeti ka shpërthyer në flakë, duke u marrë jetën tre personave që ndodheshin në të. Identiteti i viktimave ende nuk dihet, ndërsa policia dhe zjarrfikësja janë në vendngjarje.

Lajm tragjik,teper i rëndë!Te mos mjaftoi kjo per shqiptaret e gjore po sot dy femijë shqiptare,me i madhi 11 vjec u mbyten ne Lumin Po! Të pamundura përpjekjet e ndihmuesve për tu shpetuar jetën! Lajmin sapo e dha keto minuta TG.Com dhe Agjencia e Shtypit Europa-1… Ngushellime familjeve,të afermve,shokeve!…