Një 47-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident me motor në Itali.
Mediat italiane raportojnë se viktima është Gazmend Dervishi, i cili u aksidentua teksa motori me të cilin po udhëtonte u përplas me një automjet.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00 në provincën Savigliano-Cuneo, në komunën Centallo.
Megjithë ndihmën e shpejtë, shqiptari nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.
