Aksident i rëndë në Kosovë, plagosen 17 nxënës

redaktor

Mediat kosovare shkruajnë për një aksident të rëndë të ndodhur në Komunën Drenas në Kosovë.

Sipas raportimeve të para bëhet me dije se 17 nxënës kanë mbetur të lënduar.

Në këtë aksident ishin të përfshirë një autobus që po bënte transportimin e nxënësve dhe një kamion.

Nxënësit e plagosur menjëherë janë transportuar drejt Prishtinës, në Qendrën Klinike Universitare dhe sipas informacioneve zyrtare të Policisë së Kosovës, ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka dërguar ekipet që po merren me hetimin e rastit”, është shprehur Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *