Aksident i rëndë në Kukës. 3 persona humbin jetën, 1 i plagosur

redaktor

Tre persona kanë humbur jetën ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë në një aksident në Rrugën e Kombit.

Sipas policisë së qytetit, tre viktimat dhe i plagosuri po udhëtonin me një automjet i cili fillimisht u përplas me një karrotrec dhe më pas doli nga rruga. Aksidenti ndodhi rreth orës 17:00 në hyrje të qytetit të Kukësit ku për pasojë humbën jetën Elton Rramani nga Burreli, Kristjan Tuci nga Mirdita dhe Agron Kurti nga Puka.

Ndërsa i plagosuri Arben Rramani, pasi mori ndihmën mjekësore në spitalin rajonal të Kukësit, u dërgua menjëherë për në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ndërkohë që uniformat blu po hetojnë për shkaqet e aksidentit të rëndë, dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *