Aksident i rëndë në Kukës, humb jetën një person

Leda Hysa

 

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kukës. Dy vëllezër kanë qenë duke udhëtuar me një motoçikletë, kur drejtuesi i saj ka humbur kontrollin dhe mjeti ka dalë nga rruga.

Shkak i aksidentit besohet të ketë qenë humbja e kontrollit të motorit nga ana e shoferit.

Për pasojë, ka gjetur vdekjen shtetasi me inicialet N.C. 31 vjeç dhe është plagosur në gjendje të rëndë vëllai i tij D.C.

Ky i fundit, pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Kukësit është nisur në drejtim të Spitalit të Traumës për një trajtim më të specializuar.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të bërë të mundur verifikimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *