Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksident të rëndë që ka ndodhur në aksin Fushë Krujë – Laç, pranë vendit të quajtur Kthesa e Gjelit ku makina e të plagosurve është përplasur me një mur anash rrugës.
Të plagosurit janë Hajrie Dika, Festim Dika dhe Klementina Mesi të cilët janë dërguar me urgjencë për në spitalin e traumës në Tiranë. Për shkak të plagëve të rënda që kanë pësuar gjendja e tyre është kritike.
Shkak për këtë aksident mendohet të ketë qenë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonin tre të plagosurit.
o.j/dita
