Aksident i rëndë në Lushnjë-Divjakë, dy persona humbin jetën

J L

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 14:10 në aksin rrugor Lushnjë-Divjakë, në vendin e quajtur “Ura e Gradishtës”.

Shtetasi me inicialet A. S., 51 vjeç, teksa drejtonte automjetin tip “Benz” është përplasur me një tjetër mjet tip “Lifan”.

Sipas policisë, si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motorit dhe pasagjeri që ishte me të, të cilët kanë ndërruar jetë.

Informacion paraprak:

Sot rreth orës 15:10, në aksin rrugor Lushnjë-Divjakë, në vendin e quajtur “Ura e Gradishtës”, shtetasi A. S., 51 vjeç, banues në Spolat, Lushnjë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me motomjetin tip “Lifan”.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri në motomjet,(ende të paidentifikuar) të cilët kanë ndërruar jetë.

Është shoqëruar drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *