Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Vërdovë të Pogradecit mbrëmjen e së mërkurës.
Tetë persona janë lënduar si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, ku njëra prej makinave ka dalë nga rruga.
Dy nga të plagosurit, që janë edhe vëllezër, janë në gjendje shumë të rëndë dhe në rrezik për jetën. Ata janë nisur me urgjencë drejt Tiranës.
Aksidenti mendohet se ka ndodhur për shkak të motit të keq dhe reshjeve të shiut, në afërsi të rrugës së ish-minierës së qymyrit, teksa rruga e kalimit ka qenë shumë e vështirë.
e.ll./dita
