Shkon në tre numri i viktimave nga aksidenti në Rrogozhinë

Ornela

Ka shkuar në tre numri i viktimave si pasojë e aksidentit të rëndë të ndodhur mëngjesin e djeshëm në Rrogozhinë.

Ka ndërruar jetë në spital Bajram Koni, ndërsa më herët humbi jetën edhe gruaja e tij Merushe Koni.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së shtunës, ku tre makina u përplasën me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes mbeti i vdekur në vend oficeri i burgut Toni Mëhilli, 54 vjeç.

Policia ka shoqëruar njërin prej drejtuesve të mjeteve të përfshira në aksident, Endrin Lilën. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit të jetë bërë parakalimi i gabuar i njërit prej mjeteve.

o.j/dita

Share This Article
9 Comments
    • Kur te marojm pra se po heci me keta hapa ene pak ka ngel o majorr….jena tu dale fare vete….kot na ka ra virusi….po heci kshu nga dy tre perdite hiku aq jena ne….ene fajin e ka i gjati!!!!!

      • O Nikla e hajdutve pse e ja fajin ai i gjati

        1)E para se hecin shumë shpejt pa mësuar mire makinen
        2) Nuk arrijn te kuptojn difektet qe jep makina gjate rruges
        3) Nuk zbatojn rregulloren e qarkullimit
        dhe po te hecësh pak me ngadale se shpejtesi sketerre kurre nuk ben akdident

        • O Tony i ndershem jo hajdut….ne rregull pra me kto argumentet qe jep ti….po kur osht kshu si thu Ti ca faji ka i gjati o majorr?se ne duam me vra veten???apo duhet te na boj nga nji corsi private te gjitheve?

      • E kam seriozisht ate qe them, jo me humor

        kur te arrrje 15-20 te vdekur dita nga shkaqe jonatyrore

        dmth, aksidente vrasje etj etj, atehere do te integrohemi

        eshte kusht franc+holland ky.

        e kam seriozisht, jo humorikisht.

  • Rruget e Ramut kurves me dy korsi. Detyrohen shoferet te futen ne korsine perballe, se nuk kane korsi tjeter te parakalojne.
    Qelbesira kriminele, vriten njerezit, se nuk ngopet kurva Ramut Ahmut

    • O milesh pse jeni kaq tq trashe nuk e ja fajin as i gjati dhe as rruget fajin kryesor e kane shoferet qe ngasin macinen kur kane pi raki dhe burre dhe nuk zbatojne rregulloren e qarkullimit

      • O ryke leje o byrazer se as ja vle me qi trunin…ne jena mesu o mik me sha ene ska zot te na e mushi menen..te gjith e dime si hecim me maqina ne shqiptaret te gjith e dime qe shumica i blejn patentat ene se skane haber me cu maqinen….mirepo prap do e gjejme nji me ja vu fajin…kshu qe e lejm fare ket mesele…se keta rrockat ma siper kujtojn se i tha Rama atij rafmetliut qe te parakaloje gabim…..

  • Me vjen cudi se po vdesin pak me ate qe une pres.per mua Shqiptaret jane shofer te zot,se per policine qe kemi,per kulturen qe kemi dhe per ate se sa njohin rregullat e qarkullimit me shume te vdekur do kishim. Mjafton te dalesh nje ore ne rruget e Tiranes te kuptosh se ku jetojme.Ne ate vend shikon bisnesmene me makina nga 30 000 euro me goma te fshira,pra bisnesmeni ka hedhur aq para per pordhe dhe gomat qe nuk bien ne sy nuk i nderron,as nuk e ka idene se jane per ti ruajtur koken.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *