Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, plagosen tre persona

Ornela

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Rrugën Kukës-Morinë, pranë dogës. Mësohet se një autobot nafte është përplasur me një autoveturë tip “Volkswagen”.

Mësohet se nga të dhënat e para, në këtë aksident kanë mbetur të plagosur 3 persona. Drejtuesja e mjetit “Volkswagen” me targa të Kosovës ka shpëtuar mrekullisht pa lëndime, ndërsa në këtë aksident janë plagosur nëna dhe motra e saj. Ndërkohë, plagosur ka mbetur edhe drejtuesi i autobotit.

Dyshohet se në aksident mund të ketë ndikuar edhe lagështia e rrugës.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *