Aksident i rëndë në Shkodër, 6 të plagosur

Leda Hysa

 

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Rrenc të Gurit të Zi në Shkodër, ku kanë mbetur të plagosur 6 persona.

Disa prej tyre janë dërguar në spitalin Rajonal të Shkodrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se në nj automjet ishte duke udhëtuar familja Ndreka, ndërsa në mjetin tjetër ishin tre persona.

Mësohet se 17-vjeçarja Lorena Ndreka dhe Kristiano Vaso, 24 vjeç janë dërguar në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Është dashur dhe ndërhyrja e zjarrfikëses për nxjerrjen e të lënduarve nga automjeti. I fundit që është nxjerrë nga zjarrfikësit ka qenë shtetasi Viktor Ndreka.

Sipas burimeve ai ka fraktura të rënda në gjymtyrët e poshtme të trupit por komunikon dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Ashtu si vajza 17-vjeçare Lorena Ndreka dhe 24-vjeçari Kristian Vaso edhe Viktor Ndreka pritet të dërgohen drejt Tiranës.

Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje dhe po bëjnë të mundur zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

l.h/ dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *