Aksident i rëndë në Tiranë-Fushë Krujë

redaktor

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Tapizë, në aksin Tiranë- Fushë Krujë.

Tre automjete, janë përplasur mes tyre: një autobus dhe dy autovetura.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i një makinë “Volksvagen” 59-vjeçari me incialet F. XH.

Në këtë aksident janë plagosur 6 persona, disa prej tyre në gjendje të rëndë. Ata u dërguan me urgjencë në Spitalin e Traumës.

Raportohet se shkak i përplasjes ishte hyrja kundravajtje e njërit prej automjeteve.

Policia bën me dije se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.

 

d.a. / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *