Një aksident i rëndë ka ndodhur në mesditë në zonën e Skelës në Vlorë.
Sipas të dhënave të para raportohet se një automjet i rëndë tip betoniere ka përplasur për vdekje një person që lëvizte me biçikletë.
Persona në vendin e ngjarjes tregojnë për “panorama” se skena ka qenë e tmerrshme. Automjeti i ka shtypur kokën dhe pamjet kanë qenë rrëqethëse.
