Një aksident i rëndë është regjistruar pak më parë në Vorë.
Si pasojë e përplasjes së disa automjeteve ka ndërruar jetë një person.
Njoftimi i policisë:
Në rrugën dytësore Vorë, drejt Doganës janë përplasur 3 mjete, si pasojë e përplasjes gjatë transportimit në spital ka nderruar jetë drejtuesi i njërit prej mjeteve shtetasi D. K rreth 30 vjeç.
Ndërsa shtetasi G. Z drejtuesi i njërit prej mjeteve ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Paraprakisht dyshohet se shkaku i vdekjes së shtetasit D. K, mund të ketë ardhur si pasojë e arrestit kardiak.
b.b/dita
