Aksident masikv, përplasen 31 automjete vdesin 15 persona

Leda Hysa

Të paktën 15 persona u vranë dhe 44 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas përplasjes së 31 automjeteve në një autostradë në veriperëndim të Provincës Gansu të Kinës të shtunën mbrëma, thanë autoritetet lokale.

Ekipet e shpëtimit thanë se një kamion i rëndë humbi kontrollin dhe u rrëzua në korsinë e automjeteve të vogla, teksa prisnin në një stacion pagesash në autostradën Lanzhou-Haikou në orën 7:21. Stacioni i taksave është afër Lanzhou, kryeqyteti i Gansu.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve kineze, Xinhua shoferi i kamionit i tha autoriteteve, se frenat e tij dështuan teksa po zbriste në një dishezë në afërsi të stacionit të pagesave.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *