Një aksident masiv ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Greqi. Ngjarja ka ndodhur në autostradën “Egnatia”, në rrugën Igumenicë-Selanik, ku drejtuesi i një kamioni ka humbur kontrollin mbi mjetin. Mjegulla e dendur ka bërë që edhe 20 makina të tjera të përfshihen në aksident pikërisht në vendin ku u përmbys kamioni. Një grua humbi jetën, ndërsa 25 të tjerë mbetën të plagosur, mes të cilëve tre fëmijë që janë transportuar për në spital. Katër nga të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë.
Pak minuta pas aksidentit të parë, në një largësi një kilometër nga vendi ku ndodhi, një tjetër aksident ka përfshirë 8 mjete. Në të u plagosën dy persona.