Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Lushnjë, në vendin e quajtur “Varrezat e Ardenicës”
Policia bën të ditur se shtetasi A.V, 29 vjeç, banues në Kolonjë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka dalë nga rruga duke humbur jetën. Ndërsa dhe është dëmtuar pasagjeri, shtetasi D.K, 42 vjeç, banues në Kolonjë, i cili ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.
Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta.
l.h/ dita
