Aksident me 3 viktima në Prishtinë, plagoset ambasadorja turke

Leda Hysa

Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e pasdites së sotme në Mramor të Prishtinës, ku janë konfirmuar 3 persona të vdekur dhe 3 të tjerë të plagosur.

Mediat në Kosovë shkruajnë se në mesin e të lënduarve është edhe ambasadorja e Turqisë në Prishtinë, Kıvılcım Kılıç dhe zyrtarë të tjerë të eskortës së ambasadores.

Gjendja e ambasadores dhe ekipit të saj nuk është në rrezik jete.

Në aksident janë përfshirë tri automjete, ndërsa mësohet aksidenti se ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Gjilan.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *