Aksident me makinë, vdesin dy të rinj shqiptarë në Itali

Leda Hysa

Një aksident tragjik u mori jetën dy shqiptarëve në Itali dhe la të plagosur rëndë një 18 vjeçar që udhëtonte bashkë me ta.

Sipas mediave italiane, dy viktimat janë Amir Muslija dhe Ysin Braha, 21 e 22 vjeç, kushërinj me njeri-tjetrin dhe shokë shkolle njëkohësisht.

Makina është përplasur me ndarësen e rrugës duke e kapërcyer atë dhe është rrokullisur me një shpejtësi mjaft të lartë për dhjetëra metra.

Ngjarja e rëndë ndodhi dje në rrugën Siena Bettolle në zonën Casetta, afër komunës Castelnuovo Berardenga.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *