Aksident me motoçikletë në Shkodër, humb jetën 54-vjeçari

Dita

Një aksident ka ndodhur në orën 15:40 të së enjtes në aksin rrugor Shkodër-Baçallëk dhe për pasojë, një shtetas ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Sipas njoftimit policor, shtetasi 54-vjeçar me inicialet N.B  ka humbur kontrollin e motoçikletës dhe më pas është përplasur me një vazo lulesh, të gjendur në anësoren e rrugës ku po udhëtonte.

Ndërkohë, grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *