Një automjet tip Volkswagen, i cili drejtohej nga shtetasi Robert Arapi, 38 vjeç e banues në Tiranë, ka përplasur në gjendje të rëndë një shtetase 13-vjeçare, banuese në Gjormë të Kurbinit.
Si pasojë e plagëve të rënda të marra, e plagosura është dërguar menjëherë për në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku edhe mësohet të ketë ndërruar jetë më pas.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Kurbinit
