Aksident me pasojë vdekjen e një personi 65-vjeçar në Laç

Arta Taja

Një 65-vjeçar mësohet se ka gjetur vdekjen nga përplasja e një automjeti, drejtues i të cilit ka qenë shtetasi me inicialet E.Gj., 27 vjeç dhe një motori ku drejtues ishte viktima P.P., 65 vjeç.

65-vjeçari mësohet se ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat policore.

Informacion paraprak

Në qytet Laç, në afërsi të një karburanti, mjeti me drejtues shtetasin E.Gj.,27 vjeç, është përplasur me motorin me drejtues shtetasin P.P., 65 vjeç, banues në Laç, Kurbin i cili ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spitalin e Traumës, Tiranë.

Drejtuesi i mjetit shtetasi E.Gj., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Kurbin për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje punon për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *