Aksident me vdekje në aksin Fushë Krujë-Tiranë

redaktor

Një aksident me pasojë vdekjen e një 38-vjeçari ka ndodhur mbrëmjen e sotme.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në aksin Fushë Krujë-Tiranë, ku viktima mësohet të jetë Dashamir Sala nga fshati Larushk.

Sipas policisë, viktima ka qenë duke lëvizur me një biçikletën ndërsa u përplas nga mjeti tip ‘Opel”, me targë AA761 JK.

Drejtuesi i mjetit është vetëdorëzuar në polici. Ndërkaq në vendin ku ndodhi aksidenti kanë shkuar forcat policore.

Këta të fundit nisën punën për zbardhjen e motivit të aksidentit dhe rrethanave të tij.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *