Aksident me vdekje në aksin Peshkopi – Bulqizë

Ornela

Një 25-vjeçar ka humbur jetën në një aksident në aksin Peshkopi – Bulqizë në vendin e quajtur “Peladhi”. Sipas policisë, viktima është me iniciale J.D. nga Maqellara.

Automjeti tip “Volkswagen Golf 4” që ai drejtonte, humbi kontrollin dhe doli nga rruga.

Për pasojë mbeti i plagosur rëndë drejtuesi 25-vjeçar dhe dy familjarë të tij që ishin pasagjerë në këtë mjet.

Ata u dërguan me urgjencë në spital. Fatkeqësisht, 25-vjeçari me iniciale J.D. ndërroi jetë si pasojë e plagëve të rënda.

Ndërkohë, familjarët e viktimës ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *