Aksident me vdekje në Librazhd

Elton Tafaruci

Një aksident me vdekjen e burri ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Mengel, ku një makinë ‘BMW’ me targa AA 155 KF që drejtohej nga 22-vjeçari me inicialet M. I., ka përplasur këmbësorin me inicialet G. Z., i cili po udhëtonte me biçikletë.

Viktima është transportuar për në Spitalin Kirurgjikal Elbasan, por nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve të marra.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprime hetimore dhe procedurale, sakaq drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *