Aksident me vdekje në Milot, makina përplas një person me biçikletë!

Ornela

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Lezhë-Mamurras në afërsi të mbikalimit në Milot.

Burime bëjnë me dije se një makinë me drejtues A.L., ka goditur një person i cili udhëtonte me biçikletë.

Për pasojë, ky i fundit ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Sipas policisë, viktima nuk është identifikuar ende. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga policia në komisariatin e Policisë Kurbin për veprime të mëtejshme hetimore.

Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i Policisë
Rreth orës 18:45, në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, në afërsi të mbikalimit në Milot, mjeti me drejtues shtetasin A.L., ka aksidentuar një çiklist ende të paidentifikuar, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *