Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu, ka ndodhur pasditen e sotme, në aksin Maqellarë- Peshkopi.
Burime nga vendngjarja se në aksident janë përfshirë një automjet dhe një motor. Bëhet me dije se nga përplasja ka humbur jetën drejtuesi i motorit, një 34 vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk dihet.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes ku po hetojnë rrethanat e mundshme të aksidentit.
l.h/ dita
