Aksident me vdekje në Pogradec

Ornela

Pak minuta me parë në aksin rrugor Pogradec-Lin, mjeti tip “Volksëagen” me targa AA 714 KO, me drejtues shtetasin Aleksandër Seitllari, 24 vjeç, ka aksidentuar shtetasin V.M, rreth 41 vjeç, banues në Buçimas, i cili drejtonte një motoçikletë.

Shtetasi V.M, pas mbërritjes në Spitalin e Pogradecit, ka ndërruar jetë.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale.

U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *