Një aksident me vdekje është shënuar ditën e sotme në orën 10:10, në rrugën “Ramazan Gaxherri”.
Policia e Tiranës njofton se një fadrom me drejtues 52-vjeçarin me inicialet K.F, dyshohet aksidentalisht ka përplasur me pasojë vdekjen një 58-vjeçar me inicialet XH.L.
“Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
o.j/dita
