Aksident me vdekje në Tiranë, makina përplas këmbësorin

Elton Tafaruci

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në kryeqytet, duke shkaktuar një viktimë.

Sipas informacioneve, viktima është një kalimtar që u përplas për vdekje nga një makinë pranë Tapizës, fshati që ndan Tiranën me Krujën.

Viktima tentoi që të kalonte në anën tjetër të rrugës, por u godit nga automjeti, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Identiteti i tij nuk bëhet i ditur.

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe ndaloi drejtuesin për të marrë në pyetje në lidhje me aksidentin.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *