Një aksident me vdekje ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë. Një person ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa një tjetër është plagosur si pasojë e përplasjes së një motori me një makinë.
Aksidenti ka ndodhur në Rrugën e Barrikadave, ndërsa viktima është Edison Allushi. I plagosur ka mbetur Bilbil Aga. Të dy djemtë po udhëtonin me motor, kur janë përplasur me një makinë.
Dyshohet se shpejtësia e motorit tej normave të lejuara ka qenë shkaku kryesor i aksidentit fatal.