Një aksident me vdekje ndodhi pak më parë në dalje të Tiranës për nga Elbasani duke lënë të vdekur një person.
Policia bën me dije se një makinë ka përplasur një motomjet dhe pasojë e aksidentit humbi jetën drejtuesi i motomjetit.
Policia nuk ka mundur ta identifikojë ende viktimën e aksidentit, i cili ndërroi jetë në vend.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
o.j/dita
