Një person ka humbur jetën dhe dy persona të tjerë janë plagosur nga një aksident automobilistik i ndodhur në Tropojë.
Automjeti në të cilin udhëtonin tre persona humbi kontrollin dhe doli nga rruga, duke lënë të vdekur një person. Aksidenti ndodhi në fshatin Myhajan, ndërkohë që në vendin e ngjarjes mbërriti policia.
Viktima mësohet se është Sheqere Memia, kurse dy të plagosurit u dërguan në spital.
