Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur këtë pasdite në Shijak. Mësohet se, një makinë ka përplasur një këmbësor te vendi i quajtur “4 rrugët e Shijakut.
Viktima i këtij aksidenti është A.K. 50 vjeç. Ndërkohë,drejtuesi i mjetit I.D. 36 vjeç, tentoi të largohej pas aksidentit, por u ndalua në kohë nga policia.
Një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë
Më datë 22.11.2018, në vendin e quajtur ” Katër rrugët ” Shijak, shtetasi I.D. 36 vjeç banues në Shijak duke drejtuar mjetin tip Benz ka aksidentuar shtetasin me biçikletë A.K. 50 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.
Drejtuesi është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
v.l/ Dita
