Aksident në aksin Fier-Levan, 4 persona të plagosur

Dita

Një aksident është shënuar në aksin rrugor Fier-Levan, ku një furgon është përplasur me një makinë “Benz Cls”. Shkak i këtij aksidenti ishte parakalimi i gabuar në kthesë nga makina e tipit Benz.

Policia ka mbërritur në vendngjarje, duke i dhënë ndihmën e parë personave të plagosu.

Me furgon udhëtonin tre persona: shoferi, një grua rreth të pesëdhjetave dhe një vajzë rreth 20-25 vjeçe. Këto të fundit kanë pasur dëmtime më të rënda, por janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa me automjetin tip Benz ka qenë duke udhëtuar vetëm shoferi.

Mësohet se të lënduarit janë dërguar në spital me ambulancë rreth gjysmë ore pasi ka ndodhur aksidenti, ndërsa drejtuesi i Benzit është dërguar nga një makinë e rastit vetëm 5 minuta pas ngjarjes.

Nga aksidenti i ndodhur, u krijua një trafik e i gjatë automjetesh. Videoja është postuar nga “Jeta osh qef”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *