Aksident në aksin Fushë Krujë-Laç, vdes 23 vjeçarja

Leda Hysa

Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur rreth mesditës së sotme në aksin rrugor Fushë Krujë-Laç.

Mësohet se një makinë ka përplasur për vdekje një këmbësore pranë fshatit Gjormë.

Viktima është Davida Doda, 23 vjeçe.

Mësohet se e reja është përplasur për vdekje nga një mjet me targa të huaja.

Automjeti me targa 01-959KF me drejtues shtetasin G.S., 30 vjeç, ka përplasur për vdekje shtetasen D.N.,23 vjeçe.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve te aksidentit. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *