Aksident në aksin Fushë Krujë-Vorë, një i plagosur

Amelda Amelda

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në aksin Fushë Krujë-Vorë ku një furgon tip “Benz” është përplasur me një Audi.

Si pasojë e përplasjes është plagosur rëndë drejtuesi i furgonit Ilir Musteqja banor i zonës i cili është dërguar me urgjence tek “Trauma” pasi ka dëmtime në kokë, ndërsa drejtuesi i Audit është dërguar në qendrën shëndetësore të Fushë Krujës për të marrë mjekim.

Shkak i aksidentit sipas policisë është ndërprerja e rrugës në mënyrë të gabuar nga ana e furgonit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 22:20, në aksin rrugor Fushë Krujë-Ura Gjolës, një automjet tip furgon me drejtues shtetasin I. M., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasen L. T.

Si pasojë e përplasjes është lënduar shtetasi I. M., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

a.m/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *