Një aksident ka ndodhur pasditen e së dielës në aksin Fushë Krujë-Vorë.
Sipas të dhënave të para, një 23-vjeçar që po udhëtonte me motor ka humbur kontrollin e mjetit, e më pas ka dalë jashtë rruge.
Nga ky aksident, shtetasi Elon Barushi ka mbetur i plagosur rëndë.
Ai është transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës, ndërkohë që, Policia ndodhet në vendin e ngjarjes .
Brenda pak orëve kanë ndodhur disa aksidente, ndër të cilat është dhe ai në autostradën Tiranë- Durrës, ku ka mbetur e plagosur një grua.
s.a/dita
