Aksident në aksin Janinë-Kakavijë, humb jetën 41vjeçari

redaktor
Një aksident i rëndë ka ndodhur në mesnatën e Krishtlindjeve në aksin rrugor Janinë-Kakavijë. Si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, një shtetas shqiptar i moshës 41 vjeç, dhe është plagosur rëndë një grua e moshës 66 vjeçe.
Me dëmtime më të lehta po kurohen, një fëmijë e moshës 5 vjeç dhe një grua tjetër, 40 vjeçe. Sipas policisë së Delvinakit, me të cilën komunikoi “ABC News”, të plagosurit ndodhen në spitalin universitar të Janinës, dhe gjendja e tyre nuk paraqet rrezik jetën.
Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në ora 01.45 pas mesnate, në kilometrin e 54-t të rrugës Janinë Kakavijë.
Për shkaqe që ende nuk dihen, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe makina ka dalë nga rruga, duke rënë nga një urë në lartësi 4 metra.
Makina “Ford” me targa greke është shkatërruar krejtësisht, ndërsa është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për nxjerrjen e viktimës dhe të të lënduarve.
Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave, ndërsa nuk ka pranuar të bëjë të ditur emrin e drejtuesit të mjetit që humbi jetën.
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *