Aksident në aksin Lezhë-Laç, një i vdekur e 5 të plagosur

Dita

Një person ka gjetur vdekjen dhe pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor që ndodhi mëngjesin e sotëm.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin nacional Lezhë-Laç pranë Milotit në hyrje të Rrugës së Kombit.

Dy automjete janë përplasur midis tyre duke shkaktuar ngjarjen e rëndë, e cila la pas vdekjen e një 70-vjeçareje, pasagjere në njërin prej mjeteve. Policia sqaron njëri nga makinat është me targa të Kosovës.

Viktima është shtetasja me iniciale G.F, banuese në Tiranë. Të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *