Aksident në aksin Lezhë-Laç, vdes 23-vjeçari

anazapta

Një aksident i rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë-Laç. Mësohet se një automjet tip ‘Citroen’ me targa AA789FM ka dalë nga rruga, duke i shkaktuar vdekjen 23-vjeçarit Blerim Bardhoku, i cili  po udhëtonte në mjet së bashku me dy persona të tjerë. Këta të fundit kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar menjëherë në spital. Policia ka nisur ekspertizën në vendngjarje dhe paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte mjeti.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *