Aksident në aksin Lezhë –Shkodër, vdes 51-vjeçarja, rëndë i biri
Një aksident automobilistik i ka marrë jetën një gruaje 51-vjeçare, ndërsa djali i saj është plagosur rëndë. Ngjarja ka ndodhur në autostradën Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Dajç, kur dy automjete me targa AA949CN dhe AA019FN janë përplasur duke lënë të plagosur rëndë Suzana Muleshkaj, 51 vjeç, dhe djalin e saj, Erildon Muleshkaj. Ata janë dërguar menjëherë në spital, por gruaja nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të rënda. Mësohet se i biri gjithashtu është në gjendje të rëndë. Dyshohet se shkak ia aksidentit është bërë prania e akullit në rrugë.
